“VENTO DI TERRA” – film italian nga Vincenzo Marra


Vincenzo Marra, regjizor i ri italian 34 vjeçar prezantoi filmin e tij te dyte “Vento di terra” (“Erë e tokës”) ne Festivalin e fundit ne Kanë, ne kategorine “Java e Kritikës” (La semaine de la Critique) ku dhe fitoi çmimin “Fipresci” (çmimin e Kritikës profesioniste). Filmi ne fjalë shfaqet prej disa ditesh ne kinemate franceze.

Ka vite te tera qe neo-realizmi i famshem italian i viteve ’50-60 nuk arrin te gjeje trashëgimtarë te denjë. Nëse regjizori i ri italian vazhdon me te njejtin talent, padyshim qe ai do te jete ne mos i vetmi, te pakten njeri nga regjizorët italianë më shpresedhënës te ketij fillim shekulli.

Vento di terra” rrefen historine e nje djaloshi 18 vjeçar, Vincenzo Pacillit (aktori ruanne rol emrin e tij te vertete ) qe jeton me nënën dhe motren e tij te vetme ne nje nga periferite më te varfra te Napolit, ne Secondigliano, nje lagje periferike e zoteruar plotesisht nga mafia.

Jemi ne vitin 1999; motra e Vincenzos (Enzos) eshte e papune, i ati vdes papritur nga nje atak zemre, e ëma punon ne shtepi si rrobaqepëse nderkohe qe RAIUNO shfaq imazhe te Millosheviçit duke pergatitur spastrimin etnik ne Kosovë. Heroi i filmit, 18 vjeçari Enzo vendos te futet ne Ushtrinë Italiane per te patur nje vend pune te sigurt. Prej nga dhe misioni i tij ne Kosovë me trupat e KFOR-it (nje pjese e filmit eshte e xhiruar atje) nga ku Enzo kthehet pas 6 muajsh per te vendosur si kujtim ne dhomën e tij te thjeshtë nje flamur te kuq me nje shqiponje te zezë ne mes.

Filmi, i cili mund te quhej fare mire “Guxim mbijetese” te habit per nga vertetesia, e cila vjen kryesisht nga “loja” e aktorëve: te gjithe jane jo-profesionistë, pra amatorë. Asnje prej tyre nuk luan, nuk aktron, nuk “luan rolin” : te gjithe personazhet shquhen per neutralitetin e tyre, qe te kujton neutralitetin e lojës se aktoreve ne filmat e Robert Bresson-it . Aktorët luajnë nje rol ne film, por NUK “luajnë rolin” !

Eshte e guximshme nga ana e regjizorit nje gje e tille, pasi ne si spektatorë, gjate shikimit te nje filmi, jemi mesuar te gjejmë emocionin tek loja e aktorëve, pra ne nje fare menyre, jemi te gatshëm te manipulohemi nga ana emocionale. “Vento di terra” guxon si rallë filma, krejt te kundertën: emocioni i filmit lind nga ideja qe ai shperndan, ne menyre shume diskrete, te thjeshtë dhe humane, pa patur nevoje qe personazhet e tij “të luajnë rolin”.

Padyshim nje nga filmat me te bukur qe kam pare kete vit ! Në mos… më i bukuri !

 

web-site i filmit : http://www.filmsduparadoxe.com/ventocat.html

ne italisht : http://www.reflections.it/film/V/ven…recensione.htm

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s