“Forty shades of blue” film amerikan nga Ira Sachs.


I ftuar ne Kanë (jashte konkurimit), “Forty shades of blue” eshte fitues i edicionit te vitit 2005 te Festivalit me te madh te filmit indipendent amerikan qe zhvillohet çdo vit ne Sundance. Filmi shfaqet qe prej nje jave ne kinemate franceze.

Ngjarjet e filmit zhvillohen ne Memphis (Tennessee) : Alan eshte producent i muzikes soul te viteve ’60, ndersa e shoqja Laura, eshte ruse, nga Moska, dhe ka ardhur te jetoje me të qe prej disa vitesh. Cifti ka nje fëmije.
Vizita e Michael-it, djalit te madh te Alan-it (nga martesa e tij e pare) ne shtepine e tyre e ben Lauren ta shikoje veten me nje veshtrim tjeter.

30 minutat e para te filmit (qe eshte dhe film i parë per regjizorin e ri Ira Sachs), jane filmuar me nje intesistet interesant qe te kujton filmat e mjeshtrit te madh Casavetes Pastaj filmi humb magjine e tij dhe “fshihet” pas nje melodrame familjare…

Ne rolin e Laures luan aktorja më në zë ruse e koheve te fundit, Dina Korzun qe ne vendin e saj konsiderohet shpesh edhe si “Julia Roberts” e Rusisë.
Perveç lojes se saj te mrekullueshme, ajo qe mbetet interesante eshte sharmi autentik, atmosfera blues (bluz) me te cilen eshte rrethuar filmi, karakteristike kjo e nje qyteti po aq autentik siç eshte Memphis-i, djepi i muzikes se vertete amerikane. Titulli i filmit eshte marre nga nje kenge e njohur qe thote:

I’ve been 40 shades of blue
I’ve seen 40 days go by (…)
Where I am I cannot stay(…)
You pretend you did not know me
But your love is just a lie

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s