“La Saveur de la pastèque” – “Shija e lëngut te shalqirit” – film tajvanez nga Tsai Ming-Liang.


Meteoriti i vertete kinematografik i ketij fund-viti vjen nga Tajvani: Tsai Ming-Liang eshte padyshim nje nga dy regjizorët tajvanezë më te talentuar e më te njohur ne bote (tjetri eshte Hou Hsiao-Hsien).

“Shija e lëngut te shalqirit” qe ne ne gjuhen kineze, njihet me titullin : “Tian bian yi duo yun”; ne anglisht, me titullin : “The Wayward cloud” dhe ne frengjisht : “La Saveur de la pastèque eshte nje komedi pseudo-muzikore e lëngshme dhe nje surprize e vertete filmike, nje perzierje e komikes me seksualen, e melankolisë me grotesken, e alegorisë politike me poetikën.

Historia e filmit eshte historia e nje djali dhe dy vajzave: thatësira ka pllakosur Tajvanin dhe njerëzit, ne vend te ujit te pijshëm perdorin lëngun e shalqirit. Djali i ri eshte i dashuruar me nje vajze qe banon ne te njejtin pallat me të. Por nga ana tjeter, pa dijeninë e saj, per te perballuar koston e jetes, ai luan si aktor ne nje film- amator porno me nje vajzë japoneze. Filmi xhirohet ne apartamentin e tij i cili ndodhet nje kat më lart nga apartamenti i vajzes qe ai dashuron !

Magjia e filmit qendron në ate qe ne asnje moment nuk behet fjalë per nje film pornografik. Perkundrazi, ideja e filmit eshte sa më poshte : filmat porno jane po aq komercialë, po aq objekte konsumi sa dhe filmat hollywoodianë gjate te cilëve ajo qe i ofrohet konsumatorit eshte ajo qe ai kerkon, pra eksitimi, dhe qofte ne filmat porno, qofte ne ato te Hollywoodit, fitohet një maksimum lekësh ne nje minimum kohe, falë ketij eksitimi ! Pikerisht, ne kete kendveshtrim, “Shija e lëngut te shalqirit” nuk ka asgje te perbashket me nje film porno, pra as me nje film holliwoodian !

Edhe pse i konsideruar si komedi muzikore, pjeset e kenduara dhe vallezuara te filmit nuk perbejne as 10% te tij dhe ato nderhyjne thjesht si intermezzo per te shpjeguar intrigën e filmit. Sepse, gjithe pjesa tjeter e tij, pothuaj pa asnje dialog, eshte i ndertuar permes xhesteve, shikimeve, veprimeve : pergjate dy orëve, regjizori filmon, vëzhgon, “pyet” (interrogate) trupat njerëzorë, ndaj dhe fjala nuk ka pothuaj asnje vlerë.

Nje objekt i rrallë filmik, pra nje FILM I MADH !

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s