“MATCH POINT” film i Woody Allen


Woody Allen e prezantoi filmin e tij te fundit “Match point” ne Festivalin e Kanës, jasht konkurimit dhe prej 3 javesh shfaqet ne kinemate franceze. Më mire vone se kurre, sot ishte rradha ime per ta pare.

Krejt i ndryshem nga 34 filmat e meparshem te tij (komedi te holla burleske ku ngjarjet zhvillohen ne New York e ku personazhet jane klasë e mesme amerikane ose borgjezi e mesme), “Match point” ndodh teresisht ne Londër (Angli). Behet fjale per Chris Wilton, nje ish-lojtar tenisi profesionist, qe ka vetem nje objektiv ne jete: ne ngjise shkallët e hierarkise sociale. Konvertuar ne profesor te ketij sporti ne nje lagje tejet te pasur londineze, Chriss takon aty Matthew-n, djalin e nje familjeje te pasur. Motra e Matthew bie ne dashuri me Chriss, heroin e filmit nderkohe qe ky i fundit bie ne dashuri me Nola-n, aktore e pasuksesshme amerikane qe jeton ne Londër (e luajtur nga Scarlett Johansson), dhe qe ne fakt eshte e dashura e Matthew.

Ky nuk eshte as çereku i filmit qe ka per mesazh principal rëndesine qe paraqet shanci, por qe ky i fundit, pra shanci, mundeson triumfin social, por jo… lumturinë.

“Match ponit” eshte nje film-grackë, qe shkon shume larg, shume shume me larg nga se ç’mund ta mendosh dhe qe merr trajta plotesisht Dostojevksiane : edhe pse aspak komik, gjithshka ne film eshte e gjallë dhe harbute, perverse ne menyren më sekrete dhe qetesisht imorale.

Gjithe e me shume mizantrop, por gati i lumtur te jete i tille (e rrallë kjo te Woody Allen!), regjizori konstaton se seksi dhe fuqia(sociale) çojne drejt nje bote pa din e pa iman !

 

web-site i filmit : http://www.tfmdistribution.fr/
dhe http://www.tfmdistribution.com/matchpoint/

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s