“Broken flowers” – film amerikan nga Jim Jarmusch

Image result

Broken flowers (nga Jim Jarmusch) – Grand prix du Jury (çmimi i Madh i Jurise ).

Duhet me e thënë qe ne fillim qe filmi i fundit i Jarmusch-it nuk paskërka qene nje “Palme e arte”…. Dhe ka fort mundesi, te mos jete filmi më i mire qe regjizori te kete bere deri me sot [”Dead man” (1995) mbetet, sipas te gjitha gjasave, filmi me i arrirë i tij, e ndofta nga me te miret e viteve ‘90].

Jim Jarmusch eshte konsideruar per vite me rradhe si shpresa numer 1 e kinematografise indipendente amerikane e viteve ‘80-’90. Por qe prej filmit te fundit te tij “Ghost dog” (1999), po kalonin 5 vjet e nuk po dukej nje tjeter film i tij. Kjo shpjegon dhe padurimin e daljes se “Broken flowers” te cilin regjizori e ka realizuar krejtesisht ne funksion te aktorit te tij kryesor Bill Murray.

Duke u perpjek per te mos zbuluar intrigën e filmit (a ka nje te tille ??), duhet thene qe Jarmusch ja ka arritur qellimit qe filmi te mos kuptohet si nje komedi e lehtë (edhe pse humori eshte prezent gjate gjithe filmit), por pa kaluar as ne tragjedi. Nje film as i trishtueshem, as i gezueshem, por edhe njera, dhe tjetra.

Autori filmon nje Amerike te mbyllur secili ne guacken e tij dhe ne injorance totale per sa ngjet perreth dhe zbulon perpara shikuesit nje faqe disi te panjohur te saj: historine e nje beqari te “vjeter” e pa femije, por te pasur ne histori te shkuara dashurie.

Filmin e tij Jarmusch ja dedikon Jean Eustache-it, nje regjizor i mrekullueshem francez i viteve ‘70, i vetevrare tragjikisht ne moshen 40 vjeçare dhe autor i nje nga filmave me te bukur te historise se kinemase franceze: “La maman et la putain” (”Mamaja dhe putania”).

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s