“MILLION DOLLAR BABY” – filmi më i mire i C. Eastwood ?


Image resultFilmi i fundit i Mister Eastwood, filmi i tij më i mire ? Ndofta po. Ndofta po, meqe eshte i fundit kronologjikisht. Ndofta jo… Gjithsesi, nga më te miret. Gjithsesi, i njezetegjashti…

Edhe pse Eastwood nuk shquhet per ndonje gjuhë tejet personale filmimi (perveç nje farë damari melodramatik tek filmat te tij), thjeshtesia ekstreme e rrêfimit te filmit, perdorimi me pikatore i muzikes, mungesa pothuaj totale e efekteve kinematografike dhe mbi te gjitha neveli tejet i larte i aktrimit te personazheve, e bejne filmin “te veçante”, te shqueshem midis shume te tjereve qe shfaqen aktualisht ne kinema.

“Million dollar baby” eshte film i magjishem. Histori e trishtueshme por e qete. Regji e permbajtur por e aplikuar pa rezerva. Eastwood i dhene me mish e shpirt pas filmit te tij…
Sa per Hilary Swank… komentet jane te teperta…

Skenë çeles: (per tu lexuar vetem nga ata qe e kane pare tashmë filmin):
karrikja e vogel e vendosur nga Frankie ne qoshe te ringut , midis dy raundeve te çdo match-i, me qellim qe Maggie te shplodhet sadopak… por qe nje dite, pikerisht ajo karrige do t’ja thyej qafën. Detaj i vogel per nje mësim te madh: sado e madhe te jete perkujdesja ndaj dikujt, ajo prap se prap permban ne vetvete nje pjese te ngutit vrastar…

Magjistal Eastwood !

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s